Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paraqitur aderimin e ri në këtë parti.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se aktivistja Sibel Halimi i është bashkuar LDK-së.
“Sibel Halimin e njoh si aktiviste e veprimtare të dalluar për të drejtat e njeriut e në veçanti për të drejtat e grave. Me angazhimin e saj tash e mbi një dekadë, ajo ka arritur që çështjet me rëndësi për barazi e avancim të gruas kosovare t’i vë në fokus të debatit publik. E kam admiruar gjithnjë për përkushtimin e madh. Nga dje, ajo është anëtare e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nder ta kemi në mesin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka dhënë detaje për shkollimin, përvojën dhe profesionin e Halimit, teksa i ka uruar mirëseardhje asaj. /Telegrafi/