Telegrafi

Lumir Abdixhiku, nga nesër në LDK

Kur nesër pritet që të finalizohen listat për deputetë, Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i shtohet edhe një fytyrë e njohur publike – drejtori ekzekutiv i RIINVEST-it, Lumir Abdixhiku.

Aderimi i Abdixhikut në LDK pritet të zyrtarizohet nesër. Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar burime brenda LDK-së.

Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktojë edhe me Abdixhikun, por kontakti ka qenë i pamundur.

Vlen të theksohet se LDK gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar koalicion me AKR-në dhe Alternativën, ndërkaq sonte është duke bërë përpjekjet për një bashkëpunim të mundshëm edhe me Vetëvendosjen. /Telegrafi/