int(1) Lumia shitet, të hyrat bien - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Lumia shitet, të hyrat bien

Prodhuesi i famshëm finlandez ka përfunduar vitin 2011 me më shumë se 10 miliardë euro të hyra nga shitjet, ose 11 për qind më shumë sesa në tremujorin e tretë të vitit, por 21 për qind më pak sesa periudha e njëjtë e vitit 2010, kur Nokia kishte grumbulluar rreth 12.7 miliardë euro nga shitja.

Në anën tjetër, përfitimi operacional është rritur për 90 për qind në tremujorin e tretë të 2011, një rritje kjo prej 56 për qind.

Në përgjithësi, gjërat po duken mirë tek Nokia, sepse telefoni i saj i ri në platformën e Microsoft është shitur në më shumë se milion njësi, mirëpo totali i biznesit të Nokia’s është më keq sesa në vitin 2010, kur kompania ishte lider global në shitje në të gjitha tregjet globale. / Telegrafi /
 

Exit mobile version