Telegrafi

Lumia ka 50 milionë pajisje të aktivizuara deri më sot

Kjo shifër përfshin të gjitha produktet Windows Phone që nga lansimi i linjës së produkteve Lumia, si pjesë e portfolios së kompanisë Nokia, e cila ka filluar në vitin 2011. Mirëpo, nuk është thënë asgjë lidhur me atë se sa prej 50 milionë njësive janë ende në përdorim.

Më tej, Microsoft ka thënë se në dyqanin e saj të aplikacioneve tashmë janë më shumë se 320 mijë aplikacione mobile, një rritje nga 300 mijë sa ishin në muajin gusht, apo një e treta e numrit të aplikacioneve në Android dhe iOS.

Lumia, ishte markë e krijuar nga Nokia, e cila më pas u përvetësua nga Microsoft, e cila së fundmi e zbuoli pajisjen e saj të parë, telefonin Lumia 535, që nuk e mban më emrin e Nokia-së. (Telegrafi)