Site icon Telegrafi

Lumia 900 edhe zyrtarisht

Shumë informata rreth këtij smartphonei janë të ditur prej më herët. Ekrani ClearBlack AMOLED ka diagonalen prej 4.3 inç, pajisja punon me procesorin prej 1.4-gigaherc, janë përfshirë 512 MB RAM, 16 GB të memories flash, dhe kamera me rezolucion prej tetë megapiksel. Gjithashtu, është shtuar kamera e përparme për videothirrje, dhe bateria me kapacitetin më të lartë prej 1,830 mAh. Dimensionet janë 127.8 x 68.5 x 11.5 mm, ndërsa pajisja peshon 160 gram.

Lumia 900 në tregun amerikan arrin “gjatë muajve të ardhshëm”, e do të jetë në dispozicion kryesisht në ofertën e operatorit AT&T. Të dhënat për çmimet, por edhe dispozicionin eventual në tregun evropian, nuk janë publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version