Telegrafi

Lumia 800 – plot përditësime

Sipas publikimit të mëhershëm, në Nokia janë të vetëdijshëm për problemin që bën që disa nga shfrytëzuesit mos të jenë në gjendje të shfrytëzojnë kapacitetin e plotë të baterisë. Të gjithë pronarëve të smartphonëve të cilët nuk dëshiruan të presin përditësimin kompania u ka ofruar pajisjen e re, e përditësimi i cili po dërgohet tani do të duhej të sillte edhe ca risi të tjera, në mes tjerash, edhe përmirësimin e performancave, dhe punën më të mirë me rrjetat Wi-Fi.

Përditësimi do të plasohet për çdo dit, thanë në Nokia, e për dy javë do të duhej të arrinte deri te pronarët e Lumia 800. Do të realizohet me mënyrën e zakonshme të Microsoftit – përmes Zune. /Telegrafi/