Telegrafi

Lumia 800 dhe Galaxy Nexus të bardhë

Për ata që nuk janë në rrjedha, Galaxy Nexus është smartphone më i avancuar me Android i cili shitet me versionin 4.0 të SO me emër të koduar Ice Cream Sandwich. Përveç kësaj, një nga karakteristikat kryesore të pajisjes është ekrani 4.65-inçësh AMOLED me rezolucionin HD.

Gjithashtu, kërkesës së popullarizuar të blerësve për ngjyrën e bardhë do ti përgjigjet edhe Nokia. Kompania paraqiti versionin e bardhë të celularit të vet Windows Phone, Lumia 800. Ende bëhet fjalë për një shtëpizë të qëndrueshme të ndërtuar nga një copë e plastikës, por për ndryshim nga modelet me ngjyra të tjera, shtëpiza e bardhë e Lumia 800 do të ketë sipërfaqe të shkëlqyeshme.

Dërgesat në tregun evropian fillojnë kah fundi i muajit, e nëse Nokia do të ofroj versionin e bardhë edhe për Lumia 900, për momentin nuk është e ditur. /Telegrafi/