Telegrafi

Lumia 640 – një nga pajisjet e para në Windows10

Microsoft pati thënë se të gjithë telefonat e saj do të mund të përditësohen në Windows10, mirëpo ka thënë se jo të gjitha tiparet e platformës së re mobile do të mund të përdoren në telefona, sepse kjo varet edhe nga karakteristikat harduerike që i kanë këta telefona.

Megjithatë, tani që është konfirmuar se Lumia 640 do të përditësohet në versionin e ri të sistemit operativ, kjo paraqet një lajm shumë të mirë për ata që e kanë këtë telefon, ndërsa pritet që ngjashëm të ndodhë edhe me Lumia 640XL. (Telegrafi)