Site icon Telegrafi

Lumi me valën më të madhe të baticës – pamje magjepsëse

Lumi Qiantang ofron një spektakël të vërtetë me dallgët gjigante të cilat duken si flakë zjarri që përpijnë gjithë çka përpara

Si një fenomen natyror, batica e lumit tërhoqi entuziastë të shumtë në pjesën lindore të Kinës, të cilët regjistruan pamjen magjepsëse të dallgëve që ndryshojnë vazhdimisht.

Batica është një fenomen në të cilin pjesa e përparme e një baticë hyrëse krijon një valë që shkon përgjatë lumit, kundër rrymës së tij.

Ky lumë ka valën më të madhe të baticës në botë, deri në 8 metra, të cilën vendasit e quajnë “Dragoi i Argjendtë”, transmeton Telegrafi.

Vëzhgimi i baticës është bërë gjithashtu një traditë e madhe popullore gjatë Festivalit të të Mesit të Vjeshtës.

/Telegrafi/

Exit mobile version