Qeveria sot rishikoi dhe miratoi informacionin mbi procedurën për nominimin e lokacionit “Lumi i Thellë” në parkun kombëtarë të Mavrovës në listën paraprake të UNESCO-s.
Lokacioni ka vlera të jashtëzakonshme natyrore të përfaqësuara nga biodiversiteti i lartë dhe diversiteti i peizazheve.
“Një nga karakteristikat kryesore të këtij lokacioni është pylli i vjetër (i virgjër) i ahut (Fagus sylvatica) që zhvillohet në luginën e “Lumit të thellë” të malit Korab, me pothuajse asnjë ndërhyrje njerëzore në 100 vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Lumi i thellë karakterizohet nga biodiversitet i madh me praninë e llojeve të shumta bime endemike dhe shtazore, të vendosura në zonën e rreptë mbrojtëse të Parkut Kombëtar Mavrovë dhe lejohen vetëm aktivitete kërkimore-shkencore./Telegrafi/