Site icon Telegrafi

Lumi Radika me nivel shumë të shtuar, rrezik nga vërshimi

Shtrati i stërmbushur i lumit Radika është para vërshimit te Ura e Rostushës, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Rrjedha e ujit në lumë është i zmadhuar për disa herë. Problem serioz paraqet siguria e urave, veçanërisht te fshati Jançe, për shkak të degëve të mëdha që sjell rrjedha e ujit.

Me nivel shumë të shtuar është edhe Lumi i Zhirovnicës te fshati Zhirovnicë, që derdhet në lumin Radika. Nën rrezik janë më shumë shtëpi, ndërsa banorëve të shtëpive iu është rekomanduar të largohen derisa të kalojë rreziku i vërshimit.

Në aksin rrugor Dibër-Mavrovë ka paraqitje të rrëshqitjeve të tokës dhe shkëmbinjve. Ekipet për pastrimin e rrugëve janë në terren. Rekomandohet vozitje e kujdesshme./Telegrafi/

Exit mobile version