Tingëllon si një legjendë, por ky lumi është i vërtetë dhe vdekjeprurës. Andres Ruzo nga Peruja kishte dëgjuar nga gjyshi i tij historinë e pabesueshme të qytetit të lashtë, i humbur në malet e Amazonës dhe për lumin mistik, uji i të cilit vlon për shkak të temperaturave të larta. Kur u rrit, Ruzo vendosi të eksploronte mitin e fëmijërisë së hershme.
Ai mblodhi një ekip të shkencëtarëve dhe duke studiuar hartat gjeti një numër të madh të puseve gjeotermike, shkruan Curiosity.
Edhe pse anëtarët e tjerë të profesionit të tij tentuan të injorojnë ekspeditën, duke e quajtur të çmendur, Ruzo vendosi të zgjidhë misterin dhe udhëtoi në xhungël.
Kur ai më në fund gjeti lumi mistik, gjëja e parë që zbuloi ishte, se edhe pse ishte i nxehtë, uji i lumit nuk ishte përvëlues. Temperatura e matur doli të jetë rreth 93 gradë Celsius, me disa ndryshime në kohë të ndryshme të ditës, transmeton KosovaPress.
Kjo temperaturë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e çdo krijese që hyn në të dhe për t’u bërë pjesë e frikës së njerëzve të izoluar që jetojnë së bashku me të.
Pse lumi është kaq i nxehtë? Një teori sugjeron se temperatura e tij mund të jetë nga vullkani, përkatësisht rezultat i flukseve të mëparshme të pavërejtura të magmës. Hipoteza e dytë thotë se temperatura është rezultat i një katastrofe – një reaksion zinxhir nën tokë, të cilin e ka shkaktuar ndonjëra nga kompanitë e naftës.
Megjithatë, e fundit është konsideruar shumë më pak e besueshme, pasi të dhënat për lumin ekzistojnë për disa qindra vjet.
I vetmi opsion tjetër i zbatueshëm që nuk ka të bëjë me karakteristika vullkanike është, se uji në aty vjen nga thellësitë e tokës, ku temperatura e ujit është jashtëzakonisht e lartë, por shkencëtarët thjesht nuk mund të jenë të sigurt, se çfarë fshihet prapa këtij fenomeni mbresëlënës dhe shumë të rrezikshëm.