Telegrafi

Lumi ende rrezikon banorët e Porojit, ata sot bllokuan rrugën Tetovë-Jazhincë (Foto)

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, kumton LAMM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se bllokimi i rrugës është për shkak të mos rregullimit të lumit dhe arsyja pse nuk është pastruar shtrati.

Më 05.06.2017 nga moti i paqëndrueshëm dhe shiu i rrëmbyeshëm doli nga shtrati lumi në Poroj të Tetovës.

Edhe pse atëherë në vendngjarje ishin ministri i MBPEU-së Ljupço Nikollovski, Teuta Arifi dhe Zoran Zaev, ende sot e kësaj dite nuk janë marrë masa për sanimin e lumit, ankohen banorët. /Telegrafi/