Telegrafi

Lumi i Kriva Pallankës pasurohet me 102 kilogram krap

Në zonën rekreative “Otoshica” në Komunën Rankovce në digën e lumit Otoshnica janë lëshuar 102 kilogram krap. Këtë pasurim të lumit me krap e bëri shoqata rekreativo-sportive “Mrena” nga Kriva Pallanka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diga e lumit Otoshnica është pasuruar me 102 kilogram krap, në bazë të kontratës që shoqata e ka me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Lëshimin e peshqive e bëjmë për të dytin vit me rradhë, me donacion nga qeveria lokale e Komunës së Kriva Pallankës dhe dy kompani që menaxhojnë hidrocentralet në Kriva Pallankë”, deklaroi Aleksandar Rangellov, kryetari i shoqatës “Mrena”.

Ai tha se kjo do t’a rrit interesin e peshkatarëve nga rajoni, të cilët vijë rregullisht për peshkim në këtë rajon./Telegrafi/