Telegrafi

Lumi B tallet me Neymarin pasi u ndal nga Valon Behrami: Ti 200 milionë euro

Brazili dhe Zvicra janë ndarë baras në ndeshjen e parë të grupit E të botërorit Rusia 2018.

Valon Behrami ka qenë një ndër lojtarët kryesor të takimit në mesfushën e zviceranëve.

Lexo po ashtu Pasi e neutralizoi Neymarin në fushë, Behrami tregon duelin me brazilianin: Bije gjithmonë në tokë, por ky është stili im

Mesfushori shkatërrues ka ndal pothuajse të gjitha aksionet e lojtarëve brazilian, në veçanti super sulmuesin Neymar.

E për këtë ka reaguar edhe reperi shqiptar, Lumi B, i cili ka ironizuar duke u tallur në kurriz të brazilianit.

“Ti 200 milionë a?”, ka shkruar ndër të tjerash reperi në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Një puthje, pas një paraqitje fantastike - Lara ishte në tribuna në përkrahje të Valonit!

Kujtojmë se Neymar ishte transferuar për shumën prej 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint-Germain.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/