Brazili dhe Zvicra janë ndarë baras në ndeshjen e parë të grupit E të botërorit Rusia 2018.
Valon Behrami ka qenë një ndër lojtarët kryesor të takimit në mesfushën e zviceranëve.
Mesfushori shkatërrues ka ndal pothuajse të gjitha aksionet e lojtarëve brazilian, në veçanti super sulmuesin Neymar.
E për këtë ka reaguar edhe reperi shqiptar, Lumi B, i cili ka ironizuar duke u tallur në kurriz të brazilianit.
“Ti 200 milionë a?”, ka shkruar ndër të tjerash reperi në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se Neymar ishte transferuar për shumën prej 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint-Germain.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/