Reperi Lumi B ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit në muzikë. Fillimisht ai publikoi këngën e tij solo “Aha aha”, teksa më pas erdhi në disa bashkëpunime me PINT dhe Red Box.
Por, ai ka treguar se nuk do të ndalet me kaq, pasi i është futur punës për të realizuar këngën e re.
Reperi ka publikuar në Instagram Sotry një fotografi, ku shihet në studion e RedBox duke inçzuar këngën e tij më të re.
Ai ka menduar që edhe kësaj radhe të vijë solo, gjersa pas këtij projekti do të bashkoet me Vig Poppan për të sjellë një këngë të re së bashku si “Kaos”. /Telegrafi/