Hip hop ylli, Lumi B, ka realizuar së fundmi një seri koncertesh në prag të turneut veror.
Pas publikimit të hiti të ri “Makiato”, ai performoi pikërisht projektin e ri në të gjitha koncertet ku ka performuar.
Dhe, kësaj radhe në Duplex në një të mërkurë, Lumi B stërmbushi një nga klubet më të mëdha në vend.
Ai performoi këngët e tij më të dashura për publikun, në mesin e të cilave edhe “Makati” që këndohet një zëri nga publiku.
Lumi publikoi edhe videoklipin me Gjikon, i cili u prit shumë mirë nga publiku.
Lumi B tashmë ka filluar punën në projektet e reja të tij për këtë verë.
Ai është i angazhuar në studion e RedBox, ku po punon me BigBang në projektet e tij të reja. /Telegrafi/