Site icon Telegrafi

Lumezi thotë se kriminelët e luftës duhet të gjykohen edhe në mungesë (Video)

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e ka marrë seriozisht hetimin e krimeve të luftës.

Pasi i ka emëruar dy prokurorë në Prokurorinë Speciale për t’u marr ekskluzivisht me këto lëndë,  ai tash po angazhohet që edhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore ta lehtësojë hetimin e këtyre rasteve.

Lumezi ka thënë për Tribuna Channel se pavarësisht nga ajo se kanë shumë informacione për krimet e luftës dhe pavarësisht faktit se janë ngritur numër i madh i kallëzimeve penale për krime të tilla, në fund, në mungesë të personave të dyshuar nuk po mund të ndërmarrin veprime të mëtutjeshme.

Nisur nga kjo, ai po kërkon që personat që kanë kryer krime gjatë luftës së viteve 1998 1999 në Kosovë,  të gjykohen edhe në mungesë.

I pari i Prokurorisë së Shtetit e di që mund të ketë pengesë nga ndërkombëtarët në këtë drejtim.

Exit mobile version