Site icon Telegrafi

Lumezi thotë se aktakuza për ‘veteranët mashtues” shpejt do të shkojë në gjykatë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur për herë të parë lidhur me kthimin prapa në prokurori të aktakuzës për “veteranët mashtrues”.

Lumezi ka thënë se kthimi prapa i aktakuzës në Prokurori nuk është bërë me qëllim të zvarritjes së procesit.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka kthyer mbrapa aktakuzën e Prokurorisë për “Veteranët mashtrues” me arsyen se ajo nuk është e kompletuar.

E njëra ndër vërejtjet që kanë pranuar Prokuroria është edhe baza ligjore për ndalimin e pensioneve për veteranët.

Kryeprokurori i Shtetit thotë për T7 se këto do të plotësohen dhe aktakuza do të ridërgohet në Gjykatë.

Aktakuza për veteranët mashtrues, sipas Lumezit do të ridërgohet në Gjykatë brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore e Prishtinës më 10 tetor ia kishte kthyer Prokurorisë aktakuzën për mashtrim me listat e veteranëve, me të cilën akuzoheshin 12 anëtarët e komisionit për verifikim të veteranëve, ndër ta edhe vetë kryetari i këtij komisioni, Agim Çeku.

Exit mobile version