Site icon Telegrafi

Lumezi flet për herë të parë rreth çështjes së “provimit të falsifikuar të jurisprudencës”

Për herë të parë pas raportimit se provimin e jurisprudencës e ka të falsifikuar ka folur kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.

Ai sqaroi se Prokuroria e Shtetit e ka hetuar dhe ka ardhë në përfundim se dosja nuk është falsifikuar ashtu siç është paraqitur më media të caktuara.

“Çështja më e rëndësishme për mua është procesverbali në lëndën time që ekziston dhe është një dëshmi. Pra, është me rëndësi se është certifikata për dhënin e provimit të jurisprudencës”, ka sqaruar Lumezi për çështjen e tij.

Ai ka folur edhe për rastin e mëhershëm për vjedhjen që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Lumezi si një ish gazetar i sportit ka thënë se e kupton punën në gazetari dhe duhet të ketë profesionalizëm me fakte, jo shpikje.

Këtë deklaratë Lumezi e ka dhënë gjatë prezantimit që Asociacioni i Gazetarëve e ka bërë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Me këtë rast u tha se nga viti 2009 janë ushtruar 59 padi për kundërshpifje dhe deri më tash janë trajtuar vetëm dy prej tyre. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version