Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.
Gjatë këtij takimi, u bisedua për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, si dhe kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit mes institucioneve që ata udhëheqin.
Po ashtu, ata i inkurajojnë dhe i thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit që të bashkëpunojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për implementimin e rekomandimeve si dhe me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, lidhur me rastet ku ka dyshime të arsyeshme se është kryer ndonjë vepër penale. /Telegrafi/