Telegrafi

Lumezi dhe Havolli diskutojnë për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast ka biseduar për tema me interes të përbashkët institucional.

Ndër të tjera, zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në luftën kundër korrupsionit, me theks të veçantë të Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ai për deklarimin e pasurisë, si dhe koordinimi dhe harmonizimi i të dyja institucioneve në hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit 2021-2025, ishin në fokus të diskutimit.

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit që të trajtohen me prioritet të gjitha rastet, të cilat i posedon kjo agjenci dhe që janë për t’u dërguar në prokurori, duke theksuar se fuqizimi dhe avancimi i luftës kundër korrupsionit është̈ qëllim dhe prioritet i lartë e i domosdoshëm institucional.

Në fund të takimit, Lumezi dhe Havolli kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit. /Telegrafi/