Site icon Telegrafi

Lumenjtë udhëhumbur

Industria e ndërtimit në Kosovën e pasluftës u zhvillua hovshëm por kjo shkoi në dëm të lumenjve,  prej nga u nxor rërë e zhavorr pa kritere, në sy të institucioneve.

 

Eksploatuesit ilegalë sot e dominojnë tregun e rërës dhe zhavorrit. Këta operatorë që veprojnë pa leje nuk respektojnë asnjë kriter gjatë nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit dhe në këtë mënyrë kanë degraduar mijëra hektarë të shtretërve të lumenjve si dhe kanë ndryshuar edhe rrjedhën natyrale të këtyre lumenjve.

 

Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në periudhën 2009 – 2014 janë evidentuar 178 operues ilegalë të cilët kanë kryer 207 operime ilegale. Por ky është vetëm numri i atyre që i ka evidentuar KPMM-ja, pasi që numri real i tyre është shumë më i madh.

 

Ndalja e operatorëve ilegalë që eksploatojnë rërë dhe zhavorr është shumë e vështirë për faktin se ka përzierje të kompetencave ndërmjet institucioneve dhe ka numër të vogël të inspektorëve. Për me keq, Preportr ka gjetur se edhe këta inspektorë që aktualisht punojnë janë të lidhur me partitë politike, dhe janë zënë duke u bërë favore kompanive të ndryshme ose u kanë kërkuar ryshfet atyre. Për më shumë kliko këtu.   /Telegrafi/

Exit mobile version