Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu, ka adresuar sfidat me të cilat përballen të rinjtë e Kosovës.
Përmes një video-mesazhi, Salihu ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e të rinjve të talentuar nga vendi, duke theksuar se papunësia, pagat e ulëta dhe mungesa e perspektivës janë disa nga arsyet kryesore që i shtyjnë ata të kërkojnë mundësi më të mira jashtë Kosovës.
“Shumë të rinj të talentuar në fusha të ndryshme largohen nga Kosova për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit. Kjo është një ndër sfidat më të mëdha për vendin tonë. Talenti dhe energjia e tyre humbet, ndërsa Kosova mbetet pa forcën e saj më të vlefshme. Duhet të ndërtojmë një Kosovë që ofron kushte më të mira për të rinjtë,” tha Salihu.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë në Kosovë dhe bëri thirrje për angazhim dhe kontribut në zhvillimin e vendit.
“E ardhmja jonë është këtu. Qëndro, kontribuo, ndërto të ardhmen,” përfundoi Salihu./Telegrafi/