Telegrafi

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisin pushimet në Greqi

Çifti i krijuar në Big Brother VIP Albania, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, po shijojnë pushimet së bashku.

Ata si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur një nga bregdetet në Greqi.

Kështu kanë bërë të ditur në rrjete sociale duke ndarë disa pamje me fansat e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit duket se po kalojnë një kohë të mirë bashkë, ndonëse patën një krizë të vogël.

Lexo po ashtu Pyetet për lidhjen me Kaderin, Lumbardhi: Ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim

Ata pak javë më parë u raportuan për një krisje, gjë e cila u vërtetua edhe në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një përgjigje në rrjete sociale, Lumbardhi tha se kanë zgjidhur gjitha mosmarrëveshjet dhe se tani janë mëse të lumtur.

Lumbardhi në ndërkohë ishte fitues i edicionit të dytë të Big Brother Kosova. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram