Site icon Telegrafi

Lumbardh Salihu bëhet nervoz kur pyetet për ndarjen nga Kaderi, e shmang totalisht

Dyshja Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj janë ndarë përfundimisht disa javë më parë.

Ka qenë bukuroshja nga Prizreni që ka njoftuar ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo në një anë ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Foto: YouTube

Ish-futbollisti nga Vitia në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lumbardh Salihu

Ai shihet i nervozuar teksa pyetet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

Foto: YouTube

“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai.

Megjithatë, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherët për gjërat që ka kaluar në jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version