Site icon Telegrafi

Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj kanë nënshkruar për Hajdukun e Splitit

Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj (Foto: Twitter/HNK Hajduk Split/Hajduk.hr)

Klubi kroat i Hajdukut është duke bërë përforcimet për sezonin e ri, ndërsa i ka bërë dy transferime nga Kosova.

Lumbardh Dellova dhe Bleart Tolaj janë dy lojtarët e ri të klubit nga Spliti, me të cilin kanë nënshkruar kontrata trevjeçare, shkruan në faqen hajduk.hr.

19-vjeçari Dellova është një stoper që ka luajtur për Lirinë e Prizrenit dhe ka qenë pjesë e kategorive të reja të Kosovës.

18-vjeçari Tolaj është sulmues dhe më herët ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës dhe është po ashtu pjesë e kategorive të reja të Përfaqësueses sonë.

Lumbardhi është përfshirë në ekipin e dytë, kurse Blearti është angazhuar te juniorët.

Hajduku është klub kroat i themeluar në vitin 1911 dhe është i bazuar në qytetin kroat të Splitit.

Skuadra e re e dy lojtarëve nga Kosova është gjashtë herë kampion i Kroacisë, ndërsa ka luajtur edhe tri herë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version