Telegrafi

Lumbardh Dellova largohet nga Hajduk Spliti, pas tij vihen Prishtina dhe Drita

Lumbardh Dellova ka arritur marrëveshje me Hajdukun e Splitit për të ndërprerë kontratën.

Ka qenë klubi që ka njoftuar largimin e mbrojtësit që kishte zhvilluar tri ndeshje në Superligën e Kroacisë.

“HNK Hajduk dhe mbrojtësi Lumbardh Dell kanë ranë dakord për të shkëputur kontratën”.

“Ai bëri gjithsej tre paraqitje zyrtare për bardhezinjtë. I urojmë Lumbardit shumë fat dhe suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dellova sezonin e shkuar kishte luajtur si huazim te Prishtina, ku kishte shkëlqyer me paraqitjet e tij duke u shpallur kampion, ku pastaj gjatë verës u kthye në Kroaci.

Telegrafi mëson se Prishtina sërish është e interesuar për shërbimet e tij, ku kanë filluar edhe bisedimet mes palëve, pasi edhe lojtari duket se ka dëshirë të kthehet në një ambient që e njeh mirë.

Në anën tjetër dhe Drita ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe ka pasur kontakte me lojtarin.

Me shumë gjasë Dellova do të kthehet në Superligë në pranverë. /Telegrafi/