Analisti Ernest Luma ka thënë se Lidhja e Prizrenit ka pasur disa seanca dhe ato janë mbajtur në vende të ndryshme.
Luma, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, tha e Lidhja kishte disa seanca.
“Kishte seanca që janë mbajt në Xhaminë Bajrakli, por seanca kryesore u mbajt në objektin e Lidhjes së Prizrenit”, është shprehur Luma, përcjell Telegrafi.
“Parim Kosova, njohës shumë i mirë i kësaj teme, thotë se seancat janë mbajt në shumë objekte, edhe fetare të kohës. Janë mbajt seanca shumë të rëndësishme edhe në një teqe, që nuk përmenden sot”, thotë Luma.
“Teqja e Marash Hisarit është prishur pikërisht për arsye të veprimtarisë së saj fetare”, ka shtuar më tej Luma./Telegrafi/