Ernest Luma, ish-zyrtar i AAK-së ka thënë se ideja e Thaçit për kufijtë është atraktive.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi ka ndikim te një grup i caktuar i deputetëve.
“Thaçi bëri përpjekjen e parë politike për të dërguar sinjale praktike për rrëzimin e qeverisë. Aberald Tahiri pas vizitës në Ujman me Thaçin ofroi dorëheqjen ndërsa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ishte në Londër”.
Luma tha se një tentativë e Thaçit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj ka dështuar.
“Një tentativë e z.Thaçi për rrëzimin e qeverisë dështoi, dhe u pa që kryetari i PDK-së Kadri Veseli ishte kundër”.
Ai tha se për momentin vetëm Thaçi është për ndryshimin e kufijve, ndërsa të gjithë faktorët tjerë politikë janë në anën tjetër.
“Aktualisht te lidershipi politikë në Kosovë, vetëm z.Thaçi është për idenë e ndryshimit të kufijve, të gjithë të tjerët janë kundër”.
Duke folur për idenë e Thaçit, Luma ka thënë se në dukje kjo ide është atraktive.
“Është ide atraktive dhe interesante për tu diskutuar…Nëse ribashkohen me Kosovën tri komunat shqiptare Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në këmbim të tri komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan është në rregull, ndërsa nëse hyhet më tutje edhe në Mitrovicë apo dika tjetër nuk është në rregull”, tha ndër të tjera, Ernest Luma./Telegrafi/