Opinionisti Ernest Luma ka thënë se me humbjen e Stambollit, epokës së Erdoganit po i vije fundi.
Luma, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vet Erdogan e ka përdorur atë thënien e famshme se “kush e fiton Stambollin e fiton Turqinë dhe kush e humb Stambollin e humb Turqinë”.
“Nëse bazohemi edhe në shprehjen e vet Erdoganit, kësaj epokës së Erdoganit vetëm sa ka filluar t’i vjen fundi. Pra ky mund të konsiderohet fillimi i fundit të erës Erdogan”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Opinionisti ka thënë se nuk duhet harruar edhe simbolika se Erdogan pikërisht me fitimin e Stambollit në vitin 1994 ka filluar ngritjen e tij politike.
“Goditja në këto zgjedhje nuk është e lehtë. Nuk mund të them se është e pariparueshme, por konsideroj që edhe natyrshëm në zhvillimet demokratike çdo dominimi politik i vjen edhe fundi. Edhe epokës së Erdoganit, e suksesshme apo jo nuk mund të them, po i vjen fundi”, tha ndër të tjera Ernest Luma./Telegrafi/