Analisti Ernest Luma, duke folur për Gjykatën Speciale, ka theksuar se Rusia ishte sponsorizuese e Speciales.
Luma në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se menjëherë pas dështimit që ta kontestojnë pavarësinë e Kosovës, rusët u angazhuan që ta dëmtojnë imazhin e këtij shteti.
“Rusia përmes një eurodeputeti, siç ishte Dick Marty, ngriti akuza ndaj ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe më pas kjo u përdor nga armiqtë e shtetit të Kosovës. Spekulime apo përtypje, kishte fatkeqësisht edhe si luftë e brendshme politike brenda vendit”, ka shtuar Luma./Telegrafi/