Telegrafi

Lum Zhaveli përfundon i shtati, eliminohet nga ‘Rio 2016’ (Video/Foto)

Notari nga Kosova ka humbur mundësinë të lë gjurmë në Lojrat Olimpike ‘Rio 2016’.

Lum Zhaveli nuk ka arritur të marrë kohë të mirë nga gara e tij para-kualifikuese në konkurrencën e 50 metrave stil i lirë.

Notari nga Kosova ka dalë i shtati në garën e tij në baterinë e pestë.

Zhaveli ka arritur të përfundoj garën për 24. 53 sekonda, teksa i pari përfundoj garën për 23.66 sekonda.

Megjithatë, kjo kohë nuk është edhe e keqe në aspektin e tij personal.

Ndërsa, edhe garuesi nga Shqipëria, Sidni Hoxha është eliminuar edhe pse pati kohë shumë të mirë. /Telegrafi/