Aktori i mirënjohur, Lulzim Bucolli, do të jetë një nga performuesit kryesorë në edicionin e sivjetmë të festivalit të komedisë “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.
Bucolli, i njohur për rolet e tij të shumta në teatër dhe kinematografi, do të performojë stand-up komedi për herë të parë në këtë festival. Ai do të sjellë humorin e tij të ngjeshur me batuta të mençura dhe një stil të veçantë për publikun shqiptar në diasporë. Performanca e tij pritet me padurim në natën e parë të festivalit, më 18 tetor, në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih.
Në një mesazh të plotë humor dhe energji për fansat e tij, Lulzim Bucolli tha: “Me 18 dhe 19 tetor në Shqip Up Festival. Ma në fënd po bëj stand-up komedi. Se jam mbushur, që 20 vjet. Krejt ato që s’i kam thënë, po vij, edhe po shprehna, e po të qelna. O, kena m’u lagë. Po mendoj kena mu p…tu kesh, edhe ten a kështu thojnë. Edhe ju atje garant. M’u p…tu qeshë se u mbytëm duke qeshur me këta të huajt mesatarisht. Me 18 jam unë, me 19 shoqëria, edhe me 18 ka të tjerë. O kemi me u kënaq bre. Çka të them, asnjë karrige zbrazët nuk dua ta shoh”.
Ky mesazh i ngrohtë dhe plot autoironi reflekton stilin e tij unik, ku përzierja e humorit të lirshëm me të përditshmen krijon një atmosferë ku të qeshurat janë të garantuara.
Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” do të zhvillohet për herë të parë në dy netë, duke ofruar një platformë për disa prej komedianëve më të njohur shqiptarë. Kjo ngjarje premton të sjellë një valë të re humori dhe energjie pozitive për diasporën shqiptare në Zvicër.
Përveç Lulzim Bucollit, festivali do të mirëpresë edhe artistë të tjerë të njohur të humorit. Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe mund ‘i blini KËTU.
Mos e humbisni këtë mundësi për një mbrëmje plot të qeshura dhe argëtim me komedianët tuaj të preferuar! /Telegrafi/