Site icon Telegrafi

Lulzim Basha heq kostumin e kryetarit, dëshmitar në dasmën e vëllait

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha tregohet gjithmonë i rezervuar sa i përket familjes.

Me kujdes Basha gjithmonë prezanton imazhin e një politikani duke mbajtur larg saj fëmijët dhe bashkëshorten.

Por ndodh që ndonjëherë “tradhëtia” vjen nga brenda. Vëllai i tij, i nxjerr një foto sekret, ndoshta pa dashje, transmeton tema.

Teksa poston fotot e dasmës së tij, Erlind Basha tregon edhe dëshmitarin, vëllain më të madh.

Çifti Erlind Basha dhe Eda Lundra i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni të zhvilluar në Dhërmi.

Exit mobile version