Kjo lule është shumë e rrallë dhe për shumicën e panjohur
Ky lloj i bimës kacavarëse me lule shumë të bukura ngjyrë smeraldi-tirkizi rritet në malet tropikale të Filipineve, transmeton Telegrafi.
Vështirë do ta shohim në pjesët e tjera të botës, pos nëse nuk është e kultivuar nga disa individë apo të jetë e mbjellë në kopshtet e botanikës.
Kjo bimë ekzotike është e vështirë të kultivohet, sepse kërkon proces të veçantë të pllenimit, i cili patjetër duhet të jetë prej lules në lule.
Për ngjyrën, dukjen dhe aromën e luleve nuk janë të interesuar zogjtë dhe insektet, por kafshët.
Ngjyra, forma dhe nektari i kësaj lule më së shumti i tërheqin lakuriqët, të cilët nën dritën e hënës e vërejnë mirë këtë bimë dhe ushqehen me lëngun e tyre.
Kur lakuriqi pi nektarin e kësaj luleje, poleni i lules bie në kokën dhe trupin e tij, pastaj duke fluturuar te lulja tjetër, poleni nga trupi i tij, bie te bima tjetër dhe e fertilizon atë.
/Telegrafi/