Site icon Telegrafi

“Lulishta 2” zbulon viktimën e mitur të trafikimit

“Fillimisht rasti ishte iniciuar si ‘person i zhdukur’ në Stacionin Policor të Obiliqit nga ana prindit të viktimës, mirëpo gjatë hetimeve fillestare rasti ka rezultuar të ketë elemente të trafikimit me qenie njerëzore”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme, sipas Policisë, janë gjetur dëshmi dhe elemente të veprës penale të trafikimit me njerëz dhe më pas vazhdimin e hetimeve të rastit e ka bërë Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Gjatë procesit të hetimit, hetuesit policor kanë arritur brenda një kohe të shkurtër të gjejnë viktimën e cila ishte mbajtur në kushte skllavërimi dhe robërimi në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në komunën e Drenasit”.

Viktima tani është strehuar dhe aktualisht është duke u trajtuar sipas Procedurave Nacionale për Viktimat e Trafikimit.

Të arrestuarve, me autorizim të Prokurorit të Qarkut-Prishtinë, fillimisht iu është caktuar masa e ndalimit policor prej dyzet e tetë (48) orëve, ndërsa pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Qarkut ne Prishtinë që është mbajtur dje, në orët e pasdites, të gjithë personave të ndaluar iu është caktuar masa e paraburgimit prej tridhjetë ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version