Site icon Telegrafi

Lulic tregohet racist: Rudiger ka shitur çorape e rripa në Shtutgart

Mbrojtësi i Lazios, Senad Lulic rrezikon një ndalim dhe gjobë të rëndë për një fyerje raciste në drejtim të mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger.

Lulic është ndalur të flas për televizionin Mediaset Premium pas humbjes 2-0 të Lazios në derbi ndaj Romës, por aty bërë komente raciste mbi Rudiger, duke rrezikuar kështu një dënim nga federata italiane e futbollit.

“Rudiger na provokoi edhe para lojës. Dy vjet më parë ai kishte shitur çorape dhe rripa në Shtutgart, tani ai vepron sikurse është një fenomen”, ka thënë Lulic pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Përleshje në derbin e Romës, situata eskaloi për pak minuta (Video/Foto)

“Nuk është faji i tij i vërtetë, por faji i atyre që janë rreth tij. Ata nuk i kanë mësuar atij sjellje të mirë”.

Pas kësaj, Lulic kishte presion të përsërisë komente e tij dhe të kërkoj falje, por ai u përgjigj: “Unë thashë atë që mendoj. Edhe të bardhët shesin çorape gjithashtu”. /Telegrafi/

Exit mobile version