Telegrafi

Lulet në tavolinën e punës ju bëjnë më produktiv dhe më të lumtur

Hulumtuesit tregojnë që lulet e bëjnë stafin më të lumtur dhe efikas në punën e tyre.

Bimët në vendin e punës rrisin kënaqësinë në punë, nivelin e efikasitetit dhe përqendrimit, si dhe bëjnë pastrimin e ajrit.

Kreu i këtij hulumtimi Marlon Nieuëenhuis, nga Shkolla e Psikologjisë thotë që hulumtimi i tyre sugjeron investim në një pamje më të bukur në zyrë me bimë të ndryshme dhe ajo sigurisht që do shpaguhet me rritje të nivelit të punës, kualitet të jetës dhe kënaqësi.

Ky hulumtim e sfidon filozofinë që një zyre e thjeshtë me tavolinë të pastër është më produktive.

Teoritë për gjelbërim në zyrë tregojnë që njeriu është shumë më i gatshëm të punojë fizikisht dhe emocionalisht. Ndonjëherë thëniet që “më pak është më shumë” nuk qëndrojnë. /KP/Telegrafi/