Tashmë është hequr dorë nga buqetat e shtrira me lule. Aktualiteti flet për buqetat e vogla, por shumë të përqendruara.
Nëse nusja zgjedh një fustan të thjeshtë, një pamje të thjeshtëzuar, padyshim që duhet përshtatur edhe një buqetë të tillë. Nga ana tjetër nëse kemi një nuse disi më të rënduar me fustanin apo pamjen e saj, duhet kujdesur që buqeta edhe pse e madhe, mos të stonojë, transmeton Telegrafi.
Detyrimisht duhet lloji i dasmës që po bëhet për të krijuar një buqetë që i rri sa më pranë natyrës së nuses. Vitet e fundit pëlqehen buqetat me ngjyra të forta lulesh. Është hequr disi dorë nga e bardha, pana, ngjyra e pjeshkës, për të përdorur më shumë të kaltrën, të verdhën, rozën e fortë. /Telegrafi/