Një luleshtrydhe gjigante e rritur në Izrael dhe me peshë 289 gramë është konfirmuar si më e rënda ndonjëherë nga rekordi Guinness.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fryti u zbulua në plantacionin e drejtuar nga familja Ariel në komunitetin bujqësore Kadima-Zoran, në rrethin qendror të Izraelit.
Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë, katër centimetra e trashë dhe 34 centimetra në perimetër.
Fryti i përket varietit Ilan, që fillimisht u rrit nga Nir Dai në Organizatën e Kërkimeve Bujqësore të Izraelit. /Telegrafi/
@guinnessworldrecords Heaviest #strawberry ? 289 g (10.19 oz), grown by Ariel Chahi ?? #fruit ♬ original sound – Guinness World Records