Telegrafi

Luleshitësja fut dorën në gjoksin e gruas që po fotografonte miqtë, ajo nuk vëren asgjë – habitet kur sheh pamjet (Video)

Një video bizare që është duke qarkulluar në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, për faktin se në të shfaqet një grua e moshuar që punon si luleshitëse e cila pa hezitim fut dorën në gjoksin e një gruaje, e cila në ato momente ishte habitur duke fotografuar miqtë e saj.

“Gruaja e trëndafilave” fillon i dhuron një buqetë më lule çiftit të cilët po pozonin para mikeshës së tyre, të cilës gruaja e moshuar ia fut dorën nën bluzë dhe ia prek gjoksin, transmeton Telegrafi.

Por, në ato momente, një mikeshë tjetër, Declan Teasdale, po filmonte Aiie Morley, e cila po e fotografonte çiftin. Ata fillimisht nuk kishin vërejtur asgjë, por më vonë e kuptuan se gruaja e fut dorën në gjoksin e mikeshës së tyre.

Declan nga Middlesbrough, North Yorkshire, më vonë postoi në internet videon, ku miqtë dhe familjarët supozonin se bëhej fjalë për një hajneshë.

Videoja është filmuar në një kafiteri në Middlesbrough gjatë vikendit të kaluar, dhe në fillim shfaq Abbie të ulur afër luleshitëses që i dhuron lule një vajze tjetër.

Ajo më pas e fut dorën në gjoksin e Abbie e cila ishte habitur në ato momente dhe po fotografonte një çift, dhe me sa duket se nuk e kishte vërejtur prekjen e gruas së moshuar.

Shumica e atyre që e kanë parë videon, besojnë se luleshitësja po kërkonte para.

“Pasi që shumica e femrave preferojnë t’i fshehin paratë në gjoks, luleshitësja mendoi se edhe Abbie mund t’i ketë pasur aty”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/