Telegrafi

Lul Raka jep argumentet PRO dhe KUNDËR hapjes së shkollave në Kosovë

Infektologu kosovar, Lul Raka ka thënë se rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha në botë, kurse ka dhënë edhe argumentet pro edhe kundër hapjes së shkollave.

Raka ka thënë se sa i përket parimeve themelore në kontekstin e hapjes së shkollave, janë numri i rasteve, hospitalizimi dhe numri i vdekjeve që është më i ulëti te fëmijët, pastaj se fëmijët kanë kryesisht infeksion të lehtë ose janë pa simptoma e ndër të tjera, edhe transmetimi i infeksionit ndërmjet fëmijëve në shkolla është i rrallë dhe nuk është shkaku kryesor i infeksionit SARS-CoV-2 tek fëmijët.

Shifra e lartë e të infektuarve në Kosovë dhe mungesa e testimit në komunitet janë dy nga argumentet kundër hapjes së shkollave të cilat i ka përmendur Raka.

Ndërsa, një numër i madh i arsyeve sipas Rakës janë pro hapjes së shkollave, përfshirë këtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që mund të preken veçanërisht pasi mund të ndjehen më të izoluar nëse nuk kthehen në shkolla.

Postimi i plotë:

SHKOLLAT

Rikthimi i nxënësve në shkolla pas pandemisë mbetet një prej prioriteteve më të mëdha të shoqërive kudo në botë. Në shumë vende shkollat fillore janë konsideruar si shërbime esenciale të shoqërisë, madje edhe nëse ka një përhapje të moderuar të COVID-19 (<10 raste në 100.000 banorë).

Parimet themelore në kontekstin e hapjes së shkollave:

ARGUMENTET PËR HAPJEN E SHKOLLAVE

ARGUMENTET KUNDËR HAPJES SË SHKOLLAVE

Vendimi përfundimtar duhet të merr parasysh gjithë faktorët e përmendur.

Rekomandimi i Bordit Këshillëdhënës Anti-Covid 19: