Edhe pse Greqia është zhytur në krizën ekonomike, ky fakt nuk ka ndikuar tek disa fëmijë të pasanikëve të këtij vendi, të cilët shumicën e kohës e kalojnë duke u rrezitur në jahtet private, duke shijuar shampanjë por edhe duke u kënaqur në plazhet më të bukura.
Llogaria “Fëmijët e pasur të Greqisë” në Instagram, vazhdimisht poston fotografi të fëmijëve të pasanikëve, të cilët nuk hezitojnë të reklamojnë veturat e tyre luksoze, aeroplanët privatë, aksesorët e ndryshëm, rrobat e shtrenjta por edhe jetën e shfrenuar, transmeton Telegrafi.
Në disa foto mund të shihen orët e shtrenjta të markës Rolex të lara në ari si, dhe telefonat mobil iPhone që gjithashtu janë të punuar nga ari, por nuk mungojnë as çantat e dorës të punuara nga disenjatorët e famshëm botëror dhe këpucët. /Telegrafi/