Site icon Telegrafi

Luksemburgu, “strehë” evazioni

Rrjedhja e disa dokumenteve sekrete ka nxjerrë në pah se si korporatat ndërkombëtare përdorin Luksemburgun si një mënyrë financiare për të shmangur taksat.

Ky zbulim, i publikuar nga Konsorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues, përmban kthim të taksave dhe propozime të strukturës së taksave të përgatitura nga firma globale e kontabilitetit PricewaterhouseCoopers dhe janë miratuar nga qeveria e Luksemburgut. “Këto veprime nuk janë të paligjshme deri në momentin që nuk dhunojnë standardet ndërkombëtare. Por disa nga këto dokumente nxjerrin në pah se rregullat nuk janë marrë seriozisht”, deklari ish-zyrtari i lartë i tatimeve, Marius Kohl, për Wall Street Journal.

Hetuesit e kanë kuptuar prej kohësh modelin e biznesit financiar të parajsave europiane, siç është Luxembourg. Këto dokumente ofrojnë prova konkrete se si kompanitë si Apple, Verizon, Caterpillar dhe qindra të tjera kanë krijuar marrëveshje komode në këtë vend të vogël, për të shmangur taksat në vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ndër personat që i është përmendur emri në këto dokumente është presidenti aktual i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, dhe ish-kryeministri dhe ministër i financave i Luxembourgut.

Aktualisht, Komisioni Europian po heton Irlandën për negociim të marrëveshjeve tatimore me Apple. Analistët mendojnë se edhe kompani të tjera të kontabilitetit janë të përfshira në skandale të tilla.
Shembull aktivistët anti-korrupsion pohojnë se Deloitte ka ndihmuar në fshehjen e “konfliktit të arit” në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që roli i Juncker mund të pengojë hetimet e Komisionit Europian, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim po harton disa standarde të reja që mund të jenë më të ashpra. /Telegrafi/

Exit mobile version