Site icon Telegrafi

Luks i pafund dhe fuqi motorike në versionin unik të Aznom Palladium

Italianët njihen si mjeshtër të vërtetë dhe ndoshta edhe më të mirët në botë – kur bëhet fjalë për dizajn të veturave, por në Aznom Palladium duket se ia kanë tepruar paksa.

Pa dyshim që prodhuesi italian ka arritur të sjellë karrocerinë origjinale, por ajo çfarë e bën paksa të pazakontë është se SUV-i i bazuar në Ram 1500, transmeton Telegrafi.

E kur bëhet një gërshetim mes një kompanie amerikane dhe një italiane, nënkupton luks i pafund dhe një motor gjigant siç është rasti i atij 5.7 litërsh V8 që prodhon 700 kuaj-fuqi.

Kjo e ndihmon Palladiumin që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është kufizuar në 210 kilometra në orë.

Por një blerës kërkonte diçka më shumë – ndërtimin e motorit 6.4 litërsh V8 Hemi. Ky motor ka dy turbina që prodhojnë 850 kuaj-fuqi.

Është i pajisur me ndërrues automatik me tetë shpejtësi – që i ndihmon që shpejtësinë nga 0-100 ta arrij tani për 4 sekonda.

Me këtë është rritur edhe shpejtësia maksimale në 250 kilometra në orë. Ndërkaq nga Aznom kanë bërë të ditur se do të prodhojnë vetëm 10 sosh – pra të modelit Palladium, e një sigurisht se do të jetë unik.

Por edhe më i shtrenjtë nga tjetër, ku çmimi fillestar do të jetë 1.5 milion dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version