Telegrafi

“Lukoil” zvogëlon investimet në vendet e huaja

Kjo është përgjigja e kompanisë për uljen e çmimeve të naftës dhe rënien e vlerës së valutës vendore.

"Të gjitha obligimet e projekteve tona në vendet e huaja do t’i përmbushim", deklaroi njeriu i parë i "Lukoil" Vagit Alkperov.

Sasia e përgjithshme e investimeve të Lukoil-it në vitin 2008 arrinte tetë miliardë dollarë. Kompania vitin e kaluar në dhjetor paralajmroi se do ta zvogëlojë programin investues në 5.1 miliardë dollarë nëse çmimi i naftës vazhdon të bie.