Telegrafi

Lukoil blen kompaninë turke Akpet për 500 milion dollarë

Sipas kompanisë ruse marrëveshja përfshin tetë terminale të naftës me një përmbajtje 300 000 metra kub, gjashtë prej të cilave janë të lidhura me rrugë bregdetare.

Presidenti Vagit Alekpervov, deklaroi pas nënshkrimit të kontratës së blerjes se Lukoil parashikonte të dyfishonte me 10% pjesën e saj të tregut në shpërndarjen turke për një dhjetëvjeçar.

Blerja e Akpet e cila disponon 693 stacion-servise në teritorin turk,do të lejojë kompaninë Lukoil që të kontrollojë pesë vende stokazhi të gazit natyror me një kapacitet 7650 metra kub dhe tre terminale kerozinë me kapacitet 7000 metra kub.