Telegrafi

Luke Perry e kishte caktuar datën e dasmës me të fejuarën e tij para se të vdiste

Luke Perry dhe Wendy Madison Bauer (Foto: Neilson Barnard/Getty Images for Ketel One Vodka/Guliver)

Aktori hollivudian, Luke Perry, ndërroi jetë më 4 mars 2019 në moshë 52 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të goditjes në tru që e kishte pësuar disa ditë më parë.

Ndërsa TMZ raporton se ylli i ‘Beverly Hills, 90210″ dhe e fejuara e tij, Wendy Madison Bauer, kishin planifikuar të martoheshin më 17 gusht të këtij viti në Los Angeles.

Luke Perry dhe Wendy Madison Bauer (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for GLAAD/Guliver)

Sipas njoftimit, çifti veçmë ua kishte dërguar ftesat familjarëve dhe miqve për ceremoninë martesore.

Lexo po ashtu E fejuara e Luke Perryt flet për herë të parë pas vdekjes së aktorit: Jetët tona u prekën nga një njeri i jashtëzakonshëm

Mirëpo, sëmundja e përnjëhershme dhe vdekja, ia pamundësuan Wendyt që të bëhej gruaja e aktorit të famshëm.

Ndërsa sa i përket trashëgimisë, pasuria e aktorit do t’u ndahet dy fëmijëve të tij, djalit 21 vjeçar Jack dhe vajzës 18 vjeçare Sophie, nga martesa me Rachel Minnie Sharp. /Telegrafi/